Juventusi i bindur nga Morata, gati të blejë përfundimisht kartonin e spanjollit

Futboll

Juventusi i bindur nga Morata, gati të blejë përfundimisht kartonin e spanjollit

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 18:48
Alvaro Morato

Sipas disa mediave italiane, Juventusi do të blejë përfundimisht kartonin e Alvaro Moratoas. Në parim, pas largimit të Cristiano Ronaldos nuk ishte e qartë nëse klubi italian do të mbante spanjollin në skuadër, por Allegri së fundmi ka dalë në një përfundim.

Tekniku italian është shumë i kënaqur me paraqitjet e Moratas dhe nëse asgjë nuk ndryshon sulmuesi do të bëhet pronë e skuadrës së Torinos.

Duhet kujtuar se marrëveshja që ata arritën me Atletico Madridin përcaktonte një mundësi blerjeje prej 35 milion eurosh, një shumë që “zonja e vjetër” duhet ta paguajë.

Futbollisti nga ana e tij është i lumtur në Torino dhe tashmë ka dhënë “ok” për të vulosur vazhdimësinë e tij te Juventusi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat