Sonte nis xhiroja e pestë në Serie A, zhvillohen tri ndeshje interesante

Futboll

Sonte nis xhiroja e pestë në Serie A, zhvillohen tri ndeshje interesante

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 08:56
Ilustrim

Sonte do të fillojë xhiroja e pestë në Kampionatin e Italisë.

Pas katër xhirove të para Napoli prin në tabel me 12 pikë, dy më shumë se Interi e Milani që renditen në pozitat 2 dhe 3.

Sot në program janë tri ndeshje interesante në xhiron e pestë, fillimisht nga ora 18:30 Bologna e pret në shtëpi Genoan.

Ndërsa nga ora 20:45 zhvillohet dueli mes Atalantas dhe Sassuolos, sfidë ku të dyja ekipet synojnë të marrin vetëm fitore.

Interi ndërkohë është mysafirë te Fiorentina në derbin e kësaj xhiroje sonte nga ora 20:45.

‘Nerazzurët’ presin vetëm fitore pasi janë në garë për titull por nuk do ta kenë aspak të lehtë përballë Fiorentinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat