I dhuroi fitoren Atleticos ndaj Getafes, flet pas ndeshjes Suarez

Futboll

I dhuroi fitoren Atleticos ndaj Getafes, flet pas ndeshjes Suarez

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 00:19
Luis Suarez

Luis Suarez ishte heroi i Atletico Madridit edhe në ndeshjen e sotme ndaj Getafes e vlefshmë për javën e gjashtë të La Liga-s.

Uruguajani shënoi një dygolësh duke e dhënë fitoren skuadrës së tij, e duke e ngjitur momentalisht në krye.

Pas ndeshjes Saurez u shfaq i kënaqur, por pranon se Atletico ka gjëra për të përmirësuar, diçka normale sipas tij pasi sezoni sapo ka filluar.

“Jam i lumtur më shumë se gjithçka për shkak të rrethanave të lojës, pasi ishim në disavantazh dhe përmbysëm në fund. Ne jemi të vetëdijshëm se duhe të japim pak më shumë dhe mendoj se një ndeshje si kjo e sotmja, duke përmbysur rezultatin, na bën mirë që ne të vazhdojmë të përmirësohemi emocionalisht,” përfundon “El Pistolero”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat