Ronaldo e kalon Messin

Futboll

Ronaldo e kalon Messin

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 11:32
Ronaldo e kalon Messin

Cristiano Ronaldo e ka kaluar Lionel Messin në listën e futbollistëve më të paguar në botë, pasi pritet të bëhet futbollisti me më së shumti të hyra në sezonin 2021/22 në tërë globin, sipas Forbes.

Kalimi i majmë në Manchester United i ka ndihmuar Cristiano Ronaldos ta kalojë rivalin e vet të përbetuar, Lionel Messi, dhe të bëhet përsëri futbollisti më i paguar në botë.

Forbes njoftoi se Ronaldo do t’i fitojë 125 milionë dollarë gjatë sezonit 2021/22.

Prej tyre 70 milionë dollarë pagë dhe 55 milionë dollarë të tjera jashtë fushës së lojës.

Messi, i cili po ashtu ndërroi ekip në verë duke iu bashkuar Paris Saint-Germainit, është futbollisti i dytë më i paguar në botë me 106 milionë dollarë.

Messi do ta humbë vendin e parë pas largimit nga Barcelona, ku kishte pagë shumë të majme që në PSG nuk e gëzon.

Bashkëlojtarët e tij Neymar dhe Kylian Mbappe renditen në vendet katër dhe pesë, përkatësisht. Ndërsa top pesëshen e mbyll Mohamed Salah i Liverpoolit.

Por Ronaldo do të ngelë mbrapa atletëve si Conor McGregor, Roger Federer, LeBron James dhe Tiger Woods në listën e përgjithshme të atletëve me të hyrat më të larta botë në vitin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat