Thibaut Courtois, 100 ndeshje pa pësuar gol

Futboll

Thibaut Courtois, 100 ndeshje pa pësuar gol

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 13:39
Thibaut Courtois, 100 ndeshje pa pësuar gol

Portieri i skuadrës së Real Madridit, Thibaut Courtois, zhvilloi ndeshjen e 100 në La Liga, pa pranuar gol.

Në sfidën e zhvilluar në “Bernabeu”, Real Madridi u ndal në barazim 0-0 ndaj Viljarealit, me çka Kurtua u bë vetëm portieri i pestë në shekullin e 21-të, që ka një arritje të tillë.

Porteri belg arriti që të mbajë portën e tij të pa prekur në 100 ndeshje, nga ato 217 sa qëndroi në portën e skuadrës nga Madridi në kampionatin spanjoll.

Para tij, me një rezultat të tillë është vetëm portieri i Atletiko Madridit, Jan Oblak. Portieri slloven arriti deri 100 ndeshje, pa pranuar gol, për vetëm 182 ndeshje të zhvilluara në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat