Superliga zhvillohet në mesjavë

Futboll

Superliga zhvillohet në mesjavë

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 19:56
Superliga zhvillohet në mesjavë

Superliga nuk pushon, pasi në mesjavë do të zhvillohet ndeshjet e xhiros së shtatë.

Në program janë tri sfida për ditën e mërkure dhe dy të tjera do të zhvillohen të enjten.

Ndeshja kryesore e ditës së mërkurë do të jetë ajo në Gjilan, ku Gjilani pret Llapin e fundit në tabelë.

Interesant është edhe takimi mes Drenicës dhe Malishevës, derisa Ballkani pret Feronikelin.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina do të përballet me Ulpianën ditën e enjte.

Ndërkohë sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë mes Dukagjinit dhe Dritës, shkruan Gazeta Olle.

BKT Superliga e Kosovës – Xhiro e shtatë

E mërkure

Gjilani – Llapi
Drenica – Malisheva
Ballkani – Feronikeli

E enjte

Dukagjini – Drita
Prishtina – Ulpiana

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat