Emir Skenderi golin ndaj Shkëndijës Ia dedikoi xhaxhait të tij të ndjerë

Futboll

Emir Skenderi golin ndaj Shkëndijës Ia dedikoi xhaxhait të tij të ndjerë

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 21:03
Emir Skenderi golin ndaj Shkëndijës Ia dedikoi xhaxhait të tij të ndjerë

Emir Skenderi ka vazhduar me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme me fanellën e Struga Trim Lum, skuadër kjo që sot barazoi 1:1 me Shkëndijën e Tetovës, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht Skenderi ishte autori i golit për Struga Trim Lum, kur në minutën e 11-të shfrytëzoi pakujdesinë në mbrojtjen e Shkëndijës dhe nga afërsia shënoi për 1:0.

Ky gol solli gëzim në mesin e futbollistëve strugan, ndërsa te vetë Skenderi, përveç gëzimit solli edhe lotë, kjo pasi këtë gol ia dedikoi xhaxhait të tij të ndjerë.

Ndryshe ishte ky goli i katërt për Emir Skenderin në 8 xhiro, pas atyre ndaj Akademia Pandev, Pelisterit dhe Tikveshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat