Derbi mes Juventusit dhe Chelseat, ja formacionet e mundshme

Futboll

Derbi mes Juventusit dhe Chelseat, ja formacionet e mundshme

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 10:20
Derbi mes Juventusit dhe Chelseat, ja formacionet e mundshme

Kampioni aktual i Ligës së Kampionëve Chelsea do të kërkojë këndelljen nga humbja në vikend kundër skuadrës së Manchester Cityt, ku do të zhvillojë sot ndeshje si mysafirë kundër Juventusit.

Kurse, gjigandi italian do të synojë të regjistrojë fitoren e katërt brenda pesë ndeshjeve në të gjitha garat, përcjell KosovaPress.

Të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në xhiron e fundit të kësaj gare, ku Juventusi e mposhti Malmon me rezultat 3:0, kurse Chelsea regjistroi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër skuadrës së Zenit St. Petersburg.

Në përballjet e kaluara, Juventusi dhe Chelsea janë përballur gjithsej katër herë mes vete, ku nga një fitore ka regjistruar secila skuadër, kurse dy herë janë ndarë me barazim.

Sa i përket mungesave të lojtarëve në ndeshjen e sotme, trajneri Massimiliano Allegri do të jetë pa shërbimet e Arthur, Dybala, Jorge, Morata dhe Nicolussi Caviglia, kurse për Thomas Tuchel nuk do të paraqiten James, Kante, Mount dhe Pulisic.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Juventus (4-3-3): Perin; Danilo, Chiellini, Bonucci, Sandro; Bentancur, Locatelli, Ramsey; Chiesa, Kean, Kulusevski

Chelsea (3-4-3): Mendy; Christensen, T. Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kovacic, Jorginho, Alonso; Havertz, Lukaku, Werner

21:00 Juventus – Chelsea (Stadiumi Allianz)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat