Arabët gati të shpëtojnë Barcelonën

Futboll

Arabët gati të shpëtojnë Barcelonën

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 15:19
Arabët gati të shpëtojnë Barcelonën

Sheikët ose fonde të tjera nga vendet arabe duket se kanë vendosur të “blejnë” apo të shpëtojnë shumë prej klubeve të rëndësishme në Europë. Kështu mund të ndodhë edhe me Barcelonën, teksa mediat spanjolle raportojnë se një shoqëri investimesh nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka dalë për zot të paguajë borxhin kolosal të katalanasve që arrin vlerën e 1.35 miliardë eurove.

Televizioni spanjoll “8TV” në emisionin “El Curibito” ka dhënë lajmin bombë se kjo shoqëri financimesh është gati të derdhë plot 1.5 miliardë euro në arkat e klubit katalanas.

Borxhet e mëdha të Barcelonës u bënë dhe shkak për largimin e Lionel Mesit në verë si dhe çuan në uljen e pagave për disa nga senatorët e klubit. Fondi arab i ofron shumë më tepër mundësi dhe lehtësi, pasi sipas lajmit në fjalë, Barcelona do të paguajë një interes shumë më të ulët.

Jo vetëm kaq, por gjatë dy viteve të para të marrëveshjes, Barcelona nuk do t’i paguajë asnjë euro fondit arab.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat