Chiesa: Ne duam ta kthejmë Juventusin në nivelin e atij të titujve radhazi

Futboll

Chiesa: Ne duam ta kthejmë Juventusin në nivelin e atij të titujve radhazi

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 11:07
Chiesa: Ne duam ta kthejmë Juventusin në nivelin e atij të titujve radhazi

“Ishte një ndeshje sfiduese për ne, Chelsea dominoi në zotërimin e topit, por ne treguam frymën e vërtetë të Juves, atë që trajneri kërkon. Ne e filluam me një formë, pastaj ndryshuam për të shkuar më thellë. Bëmë mirë deri kur i ndëshkuam blutë, pastaj vuajtëm”.

Kështu u shpreh pas ndeshjes Federico Chiesa, njeriu që nënshkroi suksesin e Juves kundër Chelsea.

“Dua të them një gjë, – specifikoi ai për “Prime Video”, – se nuk kam pasur kurrë probleme me mister Allegri. Unë bëj atë që ai më kërkon, është e mrekullueshme harmonia. Njerëzit tjerrën disa thashetheme të padobishme, sepse e filluam keq sezonin.

Ne duam ta kthejmë Juventusin në nivelin e atij të titujve radhazi”.

Edhe Matthijs De Ligt e analizoi fitoren me Chelsea duke nënvizuar karakterin e ekipit bardhezi: “Luajtëm mirë, ishte një ndeshje e shkëlqyer. Tri pikët janë vërtet të shkëlqyera, ato vlejnë. Dueli me Lukakun? I kushtuam vëmendje hapësirës që i dhamë. Dhe ishim mirë.

Fitorja është e rëndësishme në përgjithësi dhe ne duhet të vazhdojmë kështu. Duke filluar me derbin kundër Torinos, një tjetër ndeshje speciale. Vendosmëria ishte e rëndësishme sot, kjo është ADN-ja jonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat