Renova dhe Struga luajnë si mysafirë

Futboll

Renova dhe Struga luajnë si mysafirë

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 11:52
Renova dhe Struga luajnë si mysafirë

E shtuna sjellë 5, nga gjithsej 6 ndeshje të javës së 9-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Vëmendja do të përqëndrohet në Shtip, aty ku mejdanin do të ndajnë Bregallnica dhe Struga Trim Lum dhe në Shkup, më saktësisht në lagjen e Gjorçe Petrovit, aty ku Makedonija GJ.P do të jetë nikoqir i Renovës së rilindur.

Shkëndija në Tetovë është favorit absolut përballë Borecit, në lagjen e Autokomandës Skopje do të mirëpret Akademia Pandevin, që në Shkup vjen me të vetmin qëllim fitoren, pas asaj disfate në derbin ndaj FC Shkupit.

Në Manastir mejdanin do të ndajnë dy skuadrat e fundit në tabelë Pelisteri dhe Tikveshi, ndërsa kjo javë mbyllet nesër me derbi ndeshjen FC Shkupi – Rabotniçki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat