Fernandez: Duhet të kishim më shumë pikë

Futboll

Fernandez: Duhet të kishim më shumë pikë

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 17:09
Fernandez: Duhet të kishim më shumë pikë

Manchester United barazoi me Evertonin 1-1 në “Old Trafford” në ndeshjen hapëse të xhiros së 7-të në Premier Ligë.

Bruno Fernandez ishte asistues për Anthony Martial kur francezi shënoi një gol të bukur në fund të pjesës së parë për ti dhënë epërsinë vendasve, përpara se Everton të barazonte më pas shifrat me anë të Townsend, dhe e cila u mbyll me barazim në fund.

Portugezi ka dalë në konferencë për shtyp pas ndeshjes, duke theksuar se ekipi i tij duhet të kishte më shumë pikë pas këtyre xhirove.

Nuk është mjaft mirë, duhet të kemi më shumë pikë. Ne duhet të presim me padurim tani se çfarë mund të bëjmë nga tani deri në fund të sezonit. Ne duhet të vazhdojmë dhe të luftojmë për gjithçka”. u shpreh Fernandes. 

Ne duhet të bëjmë më mirë herën tjetër. Ne duhet të bëjmë diçka, duhet të ndryshojmë diçka sepse diçka nuk po funksionon për të pranuar kaq shumë gola. Kjo ka të bëjë me ne lojtarët brenda fushës që bëjmë diçka, nuk ka të bëjë me dikë tjetër”, përfundoi portugezi. 

Bruno Fernandes ka pasur një karrierë fantastike me Manchester United që kur bëri debutimin e tij në kompeticion me ‘djajtë’, duke pasur pjesëmarrjen më të lartë të golave në Premier Ligë, me 50 gola (30 gola, 20 asistime), në 58 ndeshje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat