Alexis Sanchez nuk duron më dhe e thotë fjalën e tij

Futboll

Alexis Sanchez nuk duron më dhe e thotë fjalën e tij

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 13:45
Alexis Sanchez

Alexiz Sanchez mund të kthehet në çështje tek Interi, pas një postimi të fundit që ka bërë në rrjetet sociale.

Sulmuesi nga Kili, i cili është një nga lojtarët më të paguar te kampionat e Italisë, ka luajtur vetëm tre ndeshje si zëvendësues këtë sezon.

Kjo sa duket nuk i ka pëlqyer dhe në Instagram ka postuar një foto, që duket si një mesazh për trajnerin Simone Inzaghi.

“Mund të vlesh shumë, por po të jesh në vendin e gabuar nuk do të shkëlqesh”, shkruan Sanchez, i cili sezonion e shkuar shënoi 7 gola në 30 ndeshje, por vetëm 12 herë e nisi si titullar. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat