Antonio Rudiger thyen heshtjen

Futboll

Antonio Rudiger thyen heshtjen

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 15:40
Antonio Rudiger

Mbrojtësi i Chelseas, Antonio Rudiger ka folur për situatën që gjendet dhe zbuluar të ardhmen.

Gjermanit i skadon kontrata te Chelsea në fund të sezonit dhe kërkohet nga dy gjigantët evropianë, Real Madrid dhe Bayern Munich.

Chelsea është duke provuar ta bind për rinovimin e kontratës, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Rudiger në një bisedë me gazetarin e Bild, Christian Falk, tha që ndihet mirë në “Stamford Bridge” dhe është i nderuar për interesimin e gjigantit gjerman.

“E ardhmja? Ndihem mirë te Chelsea, aty ku jam tani, pra ne përshtatemi”.

“Interesimi i FC Bayern Munich me nderon sepse tregon që kam bërë gjërat mirë në kohën e fundit”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat