Lojtari shqelmon gjyqtarin dhe e la të shtrirë në fushë, arrestohet nga policia

Futboll

Lojtari shqelmon gjyqtarin dhe e la të shtrirë në fushë, arrestohet nga policia

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 17:38
Lojtari shqelmon gjyqtarin dhe e la të shtrirë në fushë, arrestohet nga policia

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Brazil mbrëmjen e djeshme.

Në ndeshjen e Serisë A2 braziliane mes Guarani dhe Sao Paolo RS, lojtari William Ribeiro ka humbur kontrollin duke goditur arbitrin Rodrigo Crivellaro Dias, i cili ka përfunduar në spital.

Gjithçka ka ndodhur pas një faulli dhe një kartoni të verdhë që i është dhënë lojtarit, i cili ka reaguar duke goditur arbitrin me një shkelm në kokë.

Gjyqtarit i është dhënë menjëherë ndihma e parë, ndërsa William Ribeiro është arrestuar për agresion dhe akuzën e tentativës për vrasje.

Sao Paolo RS ka lajmëruar se ka prishur kontratën me lojtarin pas episodit të rëndë të verifikuar në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat