Chiellini: Duhen ligje dhe rregulla që duhen zbatuar

Futboll

Chiellini: Duhen ligje dhe rregulla që duhen zbatuar

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 19:35
Chiellini: Duhen ligje dhe rregulla që duhen zbatuar

Giorgio Chiellini, kapiteni i Italisë, ka folur në lidhje me koret raciste që i janë drejtuar Koulibaly.

“Është e papranueshme ajo që ka ndodhur dhe duhet të bëhet një sforcim nga ana e të gjithëve, por duhen ligje dhe rregulla që duhen zbatuar”, ka thënë mbrojtësi italian gjatë konferencës për shtyp në prag të gjysmëfinales së Nations League që Italia do të luajë të mërkurën në mbrëmje kundër Spanjës.

“Në Europë ka shumë njerëz që flasin për ne si një vend racist, por ne nuk jemi të tillë.

Ka persona më të përshtatshëm se unë për të marrë vendime, por diçka duhet bërë për t’i dhënë një imazh më të mirë vetes tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat