Lukaku: Qava për të

Futboll

Lukaku: Qava për të

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 14:02
Lukaku: Qava për të

Romelu Lukaku konsiderohet pika më e fortë e Belgjikës në përballjen me Francën në gjysmëfinale të Nations League. Sulmuesi i Chelsea-t do të luajë ndeshjen numër 100 me përfaqësuesen, një arritje e jashtëzakonshme për një 28-vjeçar.

“Kur je i ri, është e paimagjinueshme të arrish këtë objektiv. Kam qenë me fat që kam debutuar në një moshë shumë të re në ekipin kombëtar. Tani jam 28 vjeç dhe kanë kaluar pothuajse 12 vite nga ndeshja e parë. Kam pasur shumë ulje-ngritje, por si ekip jemi rritur në vazhdimësi".

Lukaku është tashmë në historinë e ekipit të tij kombëtar, Belgjikës, si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave:

“Nuk spikata menjëherë si golashënues në kombëtare, m’u desh pak kohë. Sapo u ambientova, e dija që do të shënoja dhe se shokët e mi të skuadrës do të më kishin vënë në një pozitë për ta bërë këtë. Pastaj të gjithë të tjerët filluan të shënonin: Eden Hazard, Kevin De Bruyne, Dries Mertens. Kuptova që kishim një sulm të shkëlqyer.

Lukaku kujtoi edhe momentin e vështirë gjatë “Euro 202o”, kur Christian Eriksen i shpëtoi mrekullisht vdekjes falë ndërhyrjes së shpejtë të shokëve të skuadrës dhe stafit mjekësor në ndeshjen me Finlandën.

“Kur isha tek Interi kam kaluar më shumë kohë me Christianin sesa me nënën time, djalin tim ose vëllanë tim, sepse në Itali je praktikisht gjithë ditën me klubin në stërvitje. Dhoma e tij ishte pranë simes. Kur dëgjova për atë që i ndodhi, fillova të qaja. Thjesht mendoja për të”.

“Big Rom” i dedikoi golin danezit në ndeshje kundër Rusisë.

“Gjatë rrugës për në stadiumin e Shën Petersburgut kisha nevojë për diçka që të më gëzonte, kështu që vendosa të luaja për të gjatë turneut. Doja t’i tregoja mbështetjen time në një farë mënyre. I dërgova gjithashtu një mesazh dhe isha i lumtur që ai u përgjigj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat