Umtiti, largim në janar ose shkarkim për shkak të performancës së dobët

Futboll

Umtiti, largim në janar ose shkarkim për shkak të performancës së dobët

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 07:49
Samuel Umtiti

Samuel Umtiti i ka ditët e numëruara te Barcelona dhe bordi ka caktaur një datë skadimi për të. Francezi ka kohë deri në merkaton e dimrit për të gjetur një destinacion të ri, pasi klubi nuk ka ndërmend ta mbajë deri në përfundimin e kontratës.

Ideja e Laporta dhe bordit të tij të drejtorëve është largimi sa më shpejt i qendërmbrojtësit, pasi ai është një nga lojtarët më pagën më të lartë në ekip momentalisht.

Situata me lojtarin është aq e rëndë saqë ndërprerja e kontratës së futbollistit për shkak të performancës së bobët del në skenë.

Shërbimet juridike të klubit e kanë analizuar këtë mundesi dhe nëse lojtari nuk bashkëpunon, ata do të detyrohen ta shkarkojnë atë, edhe nëse kjo do të thotë një ballafaqim në gjyq me të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat