Trupi i komentatorit sportiv do të prehet në Himarë

Futboll

Trupi i komentatorit sportiv do të prehet në Himarë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 12:23
Trupi i komentatorit sportiv do të prehet në Himarë

Trupi i komentatorit sportiv do të prehet në Himarë!

U mbajtën sot në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, homazhet në nderim të gazetarit sportiv Kostandin Grillo, që humbi jetën për shkak të COVID-it, pas afro 2 muajsh luftë me virusin që po bën kërdinë në të gjithë botën.

Në homazhet e mbajtura paraditen e sotme morën pjesë qindra njerëz, nga të gjitha fushat, të cilët nderuan Kosta Grillon, i cili përveç se një profesionist në punën e tij, ishte një njeri me zemër të madhe dhe mik i të gjithëve.

Pas homazheve në stadiumin “Selman Stërmasi”, që zgjatën disa orë, trupi i të ndjerit u nis për në Himarë ku do të bëhet përcjellja për në banesën e fundit në orën 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat