Si do të jetë plani i financimit prej 1,2 miliardë eurosh?

Futboll

Si do të jetë plani i financimit prej 1,2 miliardë eurosh?

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 13:40
Si do të jetë plani i financimit prej 1,2 miliardë eurosh?

Pas konfirmimit të kryetarit të bashkisë së Milanos, Xhuzepe Sala, për projektin e stadiumit të ri për Milanin dhe Interin kthehet në plan të parë në Milano. Të ardhurat e “Giuseppe Meazza”-s janë shumë të ulëta dhe nevojitet një stadium modern për të konkurruar në Europë.

Tani vullneti i përbashkët i dy klubeve do të duhet të përkthehet në praktikë, nevoja për të fituar më shumë nga stadiumi, sesa në të kaluarën, tani është jetike për të dyja palët. Mesazhi i Milanit ka qenë i qartë, “San Siro” i ri duhet të bëhet me çdo kusht.

Asnjë mesazh zyrtar nuk ka mbërritur nga ana e Interit, por po merret si e mirëqenë, edhe sepse tani edhe tifozët presin që pronësia kineze të hidhet në këtë super projekt me bindje.

Projekti, është faraonik. Kostoja totale e parashikuar për ndërtimin e zonës “San Siro” duke përfshirë stadiumin e ri, zonën sportive, zonën tregtare dhe zonën argëtuese është 1,2 miliardë euro.

Për të financuar 90%, Interi dhe Milani do të kërkojnë një financim 30-vjeçar, ndërsa konçesioni për zonën e “San Siro” nga Bashkia e Milanos do të jetë 90 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat