Deschamps: Kundër Belgjikës do të shfryjmë të gjithë nervozizmin tonë

Futboll

Deschamps: Kundër Belgjikës do të shfryjmë të gjithë nervozizmin tonë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 17:31
Deschamps: Kundër Belgjikës do të shfryjmë të gjithë nervozizmin tonë

Jo vetëm për Pol Pogbanë, por edhe për Didië Deshampin Torino është një shtëpi e dytë, një qytet special nga i cili pret shtytjen e duhur mbrëmjen e sotme, duke qenë se ai jo vetëm ka stërvitur bardhezinjtë në sezonin 2006-2007, ku i kthehu nga Seria B në A, por në të njëjtën kohë ka luajtur 5 sezone (1994- 1999), duke fituar edhe Ligën e Kampioneve. Prandaj, motivimi për sfidën e sotme ndaj belgëve është i dyfishtë për teknikun e “Gjelave”.

“Për mua, Torino është një shtëpi e dytë dhe pa dyshim që do të jetë një kënaqësi të luaj në ‘Allianz Stadium’, në impiantin e Juventusit për më tepër.

Dhe besoj se në fund do të bëj sërish festë në Torino, pasi me gjithë respektin për belgët, ne kemi bërë gjithçka për të qenë pjesë e këtyre finaleve të Ligës së Kombeve.

Madje, ne jemi këtu për të shkuar në finale dhe për të tentuar trofeun.

Liga e Kombeve duhet të jetë shpërblimi ynë për gabimet e bëra në ‘Euro 2020’, pasi nga Europiani i kësaj vere kemi dalë me shumë pengje, ndaj, kundër Belgjikës do të shfryjmë të gjithë nervozizmin tonë dhe do të fitojmë”, deklaroi Deschamp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat