Pioli: Situata e Eriksenit më preku

Futboll

Pioli: Situata e Eriksenit më preku

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 11:54
Pioli: Situata e Eriksenit më preku

Stefano Pioli gjithashtu flet për të kaluarën e tij si futbollist dhe modelet që ka pasur në karrierë:

“Unë mbërrita te Juve shumë i ri, por gjeta një trajner si Trapattoni që më transmetoi menjëherë pasion dhe entuziazëm…, më inkurajoi ta përdorja këmbën e majtë më mirë.

Ai më mësoi shumë, është një nga tre trajnerët që më ndikuan më shumë.

Të tjerët janë Bagnoli dhe Ranieri. Me Claudio kalova vitin, kur fillova të studioja lojën më shumë. Ai më thoshte shpesh se do të bëhesha trajner në fund të karrierës si lojtar, ndërsa më shpjegonte se në jetë ka edhe ngjyra gri, jo vetëm bardh e zi”.

Si futbollist, Pioli pësoi shumë lëndime: “Për fat të mirë, nuk mbaj mend pothuajse asgjë. Situata e Eriksenit më preku si gjithë të tjerët, sidomos ngaqë Kjaer ishte protagonisti i atij momenti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat