Xavi e do Pogban

Futboll

Xavi e do Pogban

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 14:48
Xavi e do Pogban

Xavi Hernandes i ka thënë krerëve të Barcelonës se dëshiron që Paul Pogba të jetë përforcimi i tij i parë nëse kthehet në “Camp Nou” si trajner vitin e ardhshëm, ka raportuar “Fichajes” të premten.

Xavi është njëri prej kandidatëve potencial për ta zëvendësuar Ronald Koemanin, i cili pritet të shkarkohet për shkak të rezultateve të dobëta.

Xavi prej vitit 2019 është në krye të skuadrës Al Sadd dhe është i gatshëm ta marrë drejtimin e Barcelonës por vetëm nëse i premtohet transferimi i Pogbas.

Mesfushori francez është në vitin e fundit të kontratës së tij me Manchester Unitedin dhe ka lënë të hapur të gjitha mundësitë për të ardhmen.

28-vjeçari këtë sezon ka shtatë asistime në nëntë ndeshje për ekipin anglez në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat