Tuchel e cilëson “të veçantë”, mesfushori synon formacionin e Chelsea-t

Futboll

Tuchel e cilëson “të veçantë”, mesfushori synon formacionin e Chelsea-t

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 21:16
Tuchel e cilëson “të veçantë”, mesfushori synon formacionin e Chelsea-t

I rritur te akademia e Chelsea-t dhe pjesë e skuadrës së parë prej vitesh, mesfushori Ruben Loftus-Cheek nuk ka qenë asnjëherë titullar dhe madje as i dëshiruar nga trajnerët e shumtë që kanë shkuar e ardhur në klubin londinez.

Edhe këtë verë, planet e drejtuesve ishin që ta huazonin në një tjetër skuadër, ose ta shisnin kundrejt një oferte joshëse, megjithatë në fund ishte trajneri Thomas Tuchel, që pasi e ndoqi nga afër në përgatitjet verore, vendosi ta mbajë sërish në “Stamford Bridge”.

Ruben je shumë i veçantë. Nuk mund ta besoj që ke luajtur kaq pak për Chelsea-n deri tani”, i ka thënë trajneri gjerman mesfushorit 25-vjeçar, që duket se është frymëzuar jo pak dhe po përfiton nga rasti për të ngjitur sa më shumë shkallët e hierarkisë.

Pasi erdhi nga pankina për të luajtur disa minuta në Champions dhe EFL, Loftus-Cheek e nisi si titullar sfidën ndaj Southamptonit në kampionat dhe bëri mjaft mirë, duke asistuar golin e parë të Chalobah e duke qenë një pikë referimi për aksionet e vendasve.

Futbollisti ka përfituar maksimalisht nga përshtatja e ngadaltë e spanjollit Saul Niguez, për t’u ngjitur në hierarki dhe nëse vijon kështu, shumë shpejt mund të shndërrohet në një titullar të formacionit të Tuchel, që nga ana tjetër e ka krahasuar 25-vjeçarin me një ish mesfushor legjendat të Chelsea-t e Gjermanisë.

Me stilin e tij të lojës dhe lëvizjet në fushë, ai më kujton shumë Michael Ballack, të cilin e simpatizoja shumë kur luante futboll. Ne jemi të vetëdijshëm për talentin e tij dhe të bindur që në të ardhmen do të japë shumë më tepër për skuadrën”, ka thënë vetë gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat