Kosova ka dy lojtarë me lidhje shumë të forta me Suedinë

Futboll

Kosova ka dy lojtarë me lidhje shumë të forta me Suedinë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 17:28
Kosova ka dy lojtarë me lidhje shumë të forta me Suedinë

Suedia – Kosova është një ndeshje e veçantë për shumëkënd, veçanërisht për Astrit Selmanin, sulmuesin e Kosovës, që po bën karrierë në futbollin suedez.

Ai e nis intervistën, duke treguar se shumë miq të tij kanë marr bileta për ndeshjen.

“Miqtë e mi blenë bileta menjëherë kur dolën në shitje”, tregon ai.

Së në stadium do të ketë shumë shqiptarë, ka thënë edhe përzgjedhësi i Suedisë, Janne Andersson, në konferencën për shtyp të premten.

“Ka shumë njerëz të lidhur me Kosovën në Suedi. Kjo është diçka që do të përjetojmë në tribuna gjatë ndeshjes. Do të ketë shumë presion nga të dyja palët. Do të jetë shumë argëtuese”, deklaroi ai.

Deri të premten në mbrëmje, kishin mbetur vetëm edhe disa bileta pa u shitur, ndërsa kapaciteti maksimal i stadiumit është 45,500 ulëse.

Në skuadrën që ka Kosova në grumbullimin aktual, janë dy lojtarë me lidhje shumë të forta me Suedinë. Ibrahim Dresheviq që luan te Heerenveen dhe Astrit Selmani që po bën karrierë të Hammarby, shkruan ueb faqja suedeze Aftonblade.

Dresheviç luajti për të rinjtë e Suedisë, por në fund zgjodhi ekipin Kosovën. Në anën tjetër Selmani nuk kishte asnjë ndeshje me të rinjtë e Suedisë, por nga fillim të këtij viti ai zgjodhi të përfaqësojë Kosovën po ashtu.

Debutimi i Selmanit duket afër

Tani dyshja do të dalin në “Friends Arena” që do të jetë i mbushur plot – dhe do të luajnë kundër Suedisë, vendit ku morën hapat e parë në futboll.

“Do të jetë argëtuese të luash përsëri para një stadiumi të mbushur plot”, thotë Selmani para ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat