Neuer, do mungojë te porta e Gjermanisë ndaj Maqedonisë

Futboll

Neuer, do mungojë te porta e Gjermanisë ndaj Maqedonisë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 21:35
Neuer, do mungojë te porta e Gjermanisë ndaj Maqedonisë

Kombëtarja e Gjermanisë pritet që gjatë ditës së diel, të zbarkojë në Shkup në prag të përballjes me Maqedoninë, në kuadër të eliminatorëve për Botërorin “Katar 2022”.

Ndeshja do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Todor Proeski”, në të cilën ekspedita e Gjermanisë dhe futbollistët e saj, nuk do të zhvillojnë asnjë stërvitje.

Seleksionuesi i Gjermanisë, Hansi Flik, vendosi që të zhvillojë stërvitje e fundit gjatë ditës së shtunë, në të cilën sërisht mungoi Manuel Nojer.

Sipas mediave gjermane ky është një indikacion se Flik ka vendosur që Neuer të ulet në pankinë, pasi që portieri i Bajernit është nakuar në një lëndim. Kujtojmë se Neuer nuk ishte në portën e Gjermanisë në përballjen me Rumaninë (2-1).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat