Mësohet sa do të mungojë Varane

Futboll

Mësohet sa do të mungojë Varane

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 18:27
Raphael Varane

Mbrojtësi francez pësoi një lëndim në finalen e ‘Nations League’.

Raphael Varane u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e parë të përballjes ndaj Spanjës.

Man Utd përmes një njoftimi zyrtar ka njoftuar sa do të mungojë ylli i tyre.

“Raphael Varane pësoi një dëmtim të muskujve të ijëve në finalen e Ligës së Kombeve UEFA dhe ka filluar rehabilitimin në klub”

“Ai do të jetë jashtë për disa javë”, shkroi klubi në komunikatë.

“Djajtë e Kuq” nuk kanë bërë të ditur kohën e saktë të rikuperimit të mbrojtësit, megjithatë ai do të mungojë në disa ndeshje shumë të rëndësishme.

Varane pritet të mungojë sigurt në ndeshjet ndaj Leicester City, Atalantas, Liverpoolit dhe Tottenham, më pas mbetet të vlerësohet gjendja e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat