Beogradi kujton disfatën nga shqiptarët

Futboll

Beogradi kujton disfatën nga shqiptarët

Nga: Kemajl Goca Më: 14 tetor 2021 Në ora: 12:11
Beogradi kujton disfatën nga shqiptarët

Me 14 tetor të vitit 2014, bandat serbe futen në fushë dhe sulmojnë futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, kur rezultati ishte 0:0. 

Ishte sulmi më barbarë që mbahet mend në historinë e futbollit, disa tifozë serbë futen me maska e karrigia e godasin lojtarët shqiptarë.

Nga ana tjetër sot, disa media në Beograd kujtojnë dronin me Flamurin e Shqipërisë etnike, me portretin e Ismajl Qemailit e Isa Boletinit. 

Një medium në Beograd siç është “Kurir” kujton disfatën e Beogradit nga shqiptarët.

“Shtatë vjet më parë, shqiptarët bënë që ndeshja me Serbinë të ndërpritej”, shkarravit mediumi serb. 

“Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian mes futbollistëve të Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u luajt në stadiumin e Partizanit, u ndërpre në këtë ditë në vitin 2014 në minutën e 42 -të, me rezultatin 0:0, për shkak të një përleshje mes lojtarëve dhe ndërhyrja e tifozëve në fushë.

Incidenti filloi kur një dron (një avion me telekomandë) u shfaq mbi stadiumin, të cilit i ishte bashkangjitur një flamur me hartë të të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe.

Në momentin kur futbollisti serb Stefan Mitroviq kapi flamurin, dy lojtarë shqiptarë e sulmuan atë në përpjekje për t’ia marrë Flamurin.

Pastaj kishte një turmë të përgjithshme në fushë, disa tifozë vrapuan, kështu që gjyqtari Martin Etkinson nga Anglia ndaloi ndeshjen dhe dërgoi lojtarët në dhomat e zhveshjes.

Kjo u bë nga Ismail Morina, i cili arriti në Beograd ekskluzivisht për të kryer këtë aksion.

Ai u ngjit në çatinë e kishës së Kryeengjëllit Gabriel, e cila ndodhet menjëherë pas stadiumit Partizan, dhe prej andej fluturoi droni.
Gjykata e Arbitrazhit sportiv (CAS) në Lozanë për ndeshjen e ndërprerë midis Serbisë dhe Shqipërisë, e regjistroi 3:0 në favor të Shqipërisë, gjë që shkaktoi një revoltë të drejtuesve të FSS-së”,
shkruan mes të tjera media serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat