Mohojnë negociatat me pronarët e rinj të Newcastles

Futboll

Mohojnë negociatat me pronarët e rinj të Newcastles

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 12:23
Mohojnë negociatat me pronarët e rinj të Newcastles

Zërat e parë për nisjen e bisedimeve mes familjes Zhang dhe fondit PIF (Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite) për shitjen e Interit kanë dalë në mes të shtatorit dhe atëherë erdhi menjëherë përgënjështrimi, që sipas “Tuttosport” ka ardhur edhe në këto orë.

Burime pranë skuadrës zikaltër mohojnë negociatat me pronarët e rinj të Newcastle. Por diçka po lëviz për vetë grupin “Suning”, pasi qeveria dhe bankat kineze po punojnë për të rinegociaur borxhin e grupit.

Sipas “Il Sole 24 Ore”, në operacion është përfshirë një nga bankat më të mëdha kineze, Citic. Grupi “Suning” ka bashkëpunuar me bankën Evergrande, që është në prag të falimentimit dhe qeveria kineze po ristudion asetet e grupit për të rikonstruktuar situatën e borxheve.

Në këtë situatë mund ti kërkohet familjes Zhang një ndërhyrje, për zgjidhjen e problemeve në grup. Ndoshta tek aseti më i rëndësishëm i Suning Sports: Interi.

Në 28 tetor asambleja e ortakëve do të aprovojë bilancin negativ prej 246 milionë eurosh dhe Steven Zhang, që nuk vjen në Itali që pas festimeve të titullit kampion, do të flasë në videokonferencë.

Presidenti ka konfirmuar dëshirën që të mbajë klubin, por duke marrë në konsideratë situatën e grupit “Suning”, nuk do të ishte çudi edhe shitja e klubit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat