Paraguai shkarkon trajnerin

Futboll

Paraguai shkarkon trajnerin

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 12:45
Paraguai shkarkon trajnerin

Paraguai shkarkon trajnerin!

Humbja e thellë 4-0 në fushën e Bolivisë në raundin 12 të kualifikueseve të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës “Katar 2022”, i ka kushtuar vendin e punës trajnerit Eduardo Berizzo.

Tekniku i Paraguai, në fakt, u shkarkua menjëherë pas ndeshjes, rezultati i së cilës ka zbritur ndjeshëm shanset e kualifikimit në Botëror.

Paraguai është në vendin e shtatë në renditje me 12 pikë të grumbulluara në 12 ndeshje, 4 më pak se vendi i katërt, që mbahet aktualisht nga Kolumbia, pozicion që i jep mundësinë për t’u kualifikuar direkt, ndërsa vendi i pestë të çon në play off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat