Man Utd – Atalanta, formacionet e mundshme

Futboll

Man Utd – Atalanta, formacionet e mundshme

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 10:17
Man Utd – Atalanta

Manchester United dhe Atalanta do të luajnë mes vete sot (e mërkurë) në ndeshjen e Grupit F në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të klubit italian në takimin interesant të Grupit F, i cili pritet të zhvillohet në Old Trafford nga ora 21:00.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer vjen nga një fitore e madhe në minutat e fundit ndaj Villarrealit dhe pret ta vazhdojë serinë e fitoreve.

Në anën tjetër, ekipi i Gian Piero Gasperinit vjen nga një fitore ndaj Young Boys dhe synon gjithashtu të vazhdojë rezultatet pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht mungesave shkaku i dëmtimeve.

Te Unitedi pritet të mungojë Raphael Varane, ndërsa te Atalanta shqiptari Berat Gjimshiti, Rafael Toloi dhe Robin Gosens.

Formacionet e mundshme

Man Utd: De Gea; Dalot, Lindelof, Maguire, Shaw; Pogba, McTominay; Greenwood, Bruno Fernandes, Cristiano Ronaldo; Rashford.

Atalanta: Musso; Palomino, Demiral, De Roon; Zappacosta, Koopmeiners, Freuler, Maehle; Pasalic, Malinovskyi; Zapata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat