Futbollisti nga Kosova, del hapur me modelen spanjolle

Futboll

Futbollisti nga Kosova, del hapur me modelen spanjolle

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 13:23
Futbollisti nga Kosova, del hapur me modelen spanjolle

Prej një viti, lidhja e modeles Oriola Marashi me futbollistin nga Kosova Eros Grezda ka bërë xhiron e rrjetit.

Në fillimet e tyre, lidhja po shkonte mirë dhe herë pas here i shihnim bashkë në “Instagram”-et e njëri-tjetrit e madje në media qarkulloi lajmi se lidhja kishte kaluar në tjetër nivel dhe çifti ishte fejuar. 

Pas situatave problematike në marrëdhënien e tyre, çifti u nda para disa muajsh dhe statuset në rrjetet sociale treguan se nuk janë ndarë aspak mirë.

Image

Ndërkohë, së fundmi duket se Eros ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij dhe po përflitet për një lidhje me një tjetër modele spanjolle, që sipas komentuesve ka qenë një pëlqim i tij që kur ka qenë me Oriolën dhe kjo tradhti e mundshme ka çuar çiftin në ndarje.

Vajza në fjalë quhet Nicole Bohorquez, së cilës Eros ia shpreh hapur dashurinë pasi nuk kursehet që ta komentojë në foto. Në njërën prej tyre ai shkruan “Sa e bukur”, kurse te tjetra i ka dërguar disa emoji me sy me zemra. Nuk dihet se si janë njohur të dy, por burime të brendshme kanë treguar se janë njohur në një prej udhëtimeve të futbollistit në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat