Trajneri i PSG-së shpjegon zëvendësimin befasues të Messit

Futboll

Trajneri i PSG-së shpjegon zëvendësimin befasues të Messit

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 11:56
Trajneri i PSG-së shpjegon zëvendësimin befasues të Messit

PSG mundi me përmbysje 2-1 Lille, në një ndeshje në të cilën Lionel Messi u zëvendësua çuditërisht në pjesën e parë dhe trajneri i Parisit Mauricio Pochettino shpjegoi lëvizjen e tij.

PSG ishte në disavantazh ndaj Lille për shumë minuta, por në fund arriti të merrte tre pikët me golat e Marquinhos dhe Di Maria.

Nga ana tjetër, Lionel Messi është ende në pritje të golit të parë me parisienët në kampionat dhe Pochettino siguron se është dashur të lërë fushën për shkak të dëmtimit.

“Messi po vuante nga një dëmtim. Ne folëm me mjekun dhe menduam se ishte më mirë që Leo të mos luante në pjesën e dytë si një masë paraprake. Ai nuk mund të vazhdonte, por nuk është një gjë e madhe. Ai do të jetë gati për ndeshjen e radhës”, tha eksperti argjentinas.

PSG është lider në kampionatin francez me dhjetë pikë më shumë se Lens, ndërsa në ndeshjen e ardhshëm do të presë skuadrën Bordeaux.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat