Vidal i lë pa fjalë të gjithë me makinën e re

Futboll

Vidal i lë pa fjalë të gjithë me makinën e re

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 12:44
Vidal i lë pa fjalë të gjithë me makinën e re

Koleksionistët e zjarrtë të makinave nuk janë kurrë të kënaqur. Arturo Vidal është njëri nga më të apasionuarit në këtë drejtim dhe nëpërmjet rrjeteve sociale përditëson ndjekësit për gjendjen e supermakinave të tij.

Megjithatë, mesfushori kilien i Interit ka edhe një makinë të re surprizë në garazh. Nuk është një makinë veçanërisht e shtrenjtë, por mjaft e zakonshme si “Fiat Panda”. Një zgjedhje që bie ndesh me shijet e shumicës së kolegëve futbollistë, edhe nëse sharmi i një makine historike mund të magjepsë edhe dikë si Vidal.

Arturo e ka treguar blerjen “ekzotike” në Instagram, duke inkuadruar makinën ngjyrë jeshile. Konfirmimi për fansat ka ardhur përmes videos së postuar nga e dashura e tij, Sonia Isaza, e cila ka pozuar me kilienin në timon dhe ka lënë një mesazh emblematik: “Mbreti im me lodrën e re”. Gjithashtu, përmes rrjeteve sociale, erdhi deklarata e dashurisë së Vidal për makinën e tij të re: “Pse të dua një xhip apo një makinë të madhe nëse kam Panda?”

Më qartë se kaq… Për t’i bërë shoqëri makinës së sapoardhur në garazhin e Vidal mendojnë “bizhuteritë” e tjera në katër rrota. Mesfushori i lindur më 1987 ka edhe një “Ferrari 488 Spider” krejtësisht të kuq. Një mrekulli me dy vende për të shijuar fuqinë 670 kuaj fuqi të motorit V8, i aftë për të arritur 330 km/h. I pranishëm në garazh është gjithashtu një “Brabus Amg G700’ i zi, i aftë për të arritur shpejtësinë 240 km/h.

Nuk mungon edhe një “Volvo XC 90”. Nuk dihet nëse në koleksionin e Arturo ekziston edhe një “Borgward Isabella” jeshile, me të cilën e kishte përjetësuar veten gjatë kthimit të tij në Amerikën e Jugut, disa vite më parë. Kjo është një makinë historike, e prodhuar mes viteve 1954 dhe 1962.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat