Lushtaku temperament, akuzon gjyqtarin

Futboll

Lushtaku temperament, akuzon gjyqtarin

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 16:04
Lushtaku temperament, akuzon gjyqtarin

Ka përfunduar java e 12’të e Superligës së Kosovës.

Kampionia në fuqi, Prishtina pas krizës së rezultateve, ka arritur sot të triumfojë me rezultat minimal 1-0 ndaj Drenicës.

Pas ndeshjes, trajneri i “kuqezinjve” ka akuzuar gjyqtarin e ndeshjes, Gramos Shala, për gjykim të njëanshëm.

“Mendoj që sot po t’i kishim shënuar edhe pesë gola nuk do të kishim dalë fitues. Mua më vjen keq, sot ka qenë një referim i njëanshëm dhe tendencioz dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultat.

Është parë edhe penalltia e cila nuk u akordua në të mirën tonë dhe gjatë tërë ndeshjes ka qenë i njëanshëm. Ky është mendimi im. Arsyeja kryesore pse kemi humbur ndeshjen është referimi.

Nuk e kemi lejuar asnjëherë Prishtinën të na rrezikoi deri te pësimi i golit pas një lëshimi të cilën kemi bërë”.

“Nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë ndeshja por deri diku kemi luajtur pasi kemi menduar ta rrezikojmë Prishtinën me kundërsulme.

Çdo kontakt me Prishtinën është referuar faull në të mirë të saj. Prishtinës nuk i duhet një fitore e tillë pasi në krizën e rezultateve që ka, nuk mund të arrij deri te rezultatet apo pikët me ndihmën nga gjyqtarët”, deklaroi Lushtaku, transmeton insporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat