Gasperini: Ne e dimë që na nevojiten edhe gjashtë pikë

Futboll

Gasperini: Ne e dimë që na nevojiten edhe gjashtë pikë

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 12:43
Gasperini: Ne e dimë që na nevojiten edhe gjashtë pikë

Sonte Atalanta e pret Manchester Unitedin në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshjen e kaluar fituese doli skuadra angleze pasi e përmbysi rezultatin nga 0-2 në 3-2.

Trajneri Gian Piero Gasperini nuk e fshehu rëndësinë e përballjes me skuadrën angleze.

“Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme, ku vlen vetëm fitorja. Me rezultate të tjera, gjërat nuk do të ndryshonin shumë.

Ne e dimë që na nevojiten edhe gjashtë pikë për ta kaluar fazën e grupeve. Prandaj të martën do të jetë ndeshje shumë e rëndësishme, por jo vendimtare”, ka thënë Gasperini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat