Shifrat nuk gënjejnë

Futboll

Shifrat nuk gënjejnë

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 13:13
Shifrat nuk gënjejnë

Mbrojtja e blinduar dhe sulmi atomik. Sigurisht që Simone Inzaghi nuk mund të ankohet, pavarësisht shtatë pikëve prapa në renditje nga Napoli dhe Milani, të cilët deri më tani kanë mbajtur një ritëm të furishëm.

Shifrat nuk gënjejnë dhe nga një krahasim i shpejtë me sezonin e kaluar, që përfundoi në mënyrë triumfuese për zikaltrit, konstatohet se Interi po ruan nivele konstante. Shifra më ngushëlluese për kampionët italianë është ajo e golave të shënuar.

Produktiviteti i sulmit në thelb ka mbetur i njëjti edhe pas lamtumirës së Lukakut. Reparti i ri sulmues i Inzaghit deri më tani është treguar krejtësisht i krahasueshëm me atë të sezonit të kaluar, duke mbetur në podiumin evropian të vitit 2021, vetëm pas dy superfuqive. Me 83 gola të shënuar në vitin kalendarik, në pesë kampionatet kryesore evropiane, më mirë se zikaltrit ka bërë vetëm Bayern Munich (94 gola) dhe Manchester City (84 gola), shkruan Telesporti..

NUMRAT KRYESORË – Interi ka shënuar në Serie A për 30 ndeshje radhazi dhe për momentin ka sulmin më të mirë të kampionatit italian me 28 gola (tre më shumë se Milani dhe pesë më shumë se Napoli). Në 35 ndeshjet e Serie A, të luajtura nga janari deri më sot, zikaltrit nuk kanë pasur fat vetëm një herë, 23 janarin e kaluar në Udine (0-0). Për pjesën tjetër, fillimisht me “LuLa”-në vdekjeprurëse dhe tani me “DzeLa”-në po kaq vdekjeprurëse, ka shënuar gjithmonë me një mesatare prej 2.37 golash për ndeshje.

Vetëm në Mynih dhe Manchester, nga ana e City, skuadrat respektive udhëtojnë me mesatare më të larta (përkatësisht 3.03 dhe 2.47 gola për ndeshje). Deri pak muaj më parë, meritat i takonin Lukakut dhe Lautaro-s, të cilët e përfunduan sezonin e kaluar me 41 gola gjithsej (çifti i dytë i golave ​​në Evropë, pas dyshes bavareze Lewandowski-Muller, me 52 gola). Tani, stafeta i ka kaluar Dzekos dhe Toros, me rezultate pothuajse identike; 12 gola deri më tani nga të dy.

ARSENALI – Nëse vitin e kaluar, në këtë pikë të sezonit kishte 29 gola, tani kjo shifër është 28 te zikaltrit, por me të njëjtin kontribut nga sulmuesit (16) dhe të njëjtin golaverazh (+16). Sulmi i Interit është ende i treti në Evropë, pavarësisht se Lautaro nuk ka shënuar asnjë gol që nga 25 shtatori (kundër Atalantës). Kjo, falë një ekipi të aftë për të gjetur rrugën drejt golit, me më shumë finalizues dhe zgjidhje të ndryshme.

Në fakt, në 11 ndeshje, kanë shënuar 12 lojtarë zikaltër tashmë. Dzeko po udhëton me një ritëm rekord, që kujton kohët e “Fenomenit”, Lautaro ende krenohet me një mesatare shumë të respektueshme prej 0.5 golash për ndeshje. Sulmuesi i tretë (Correa) tashmë ka arritur në 4 gola, më shumë se gjysma e totalit të Sanchez në sezonin e kaluar. Nëse edhe kiliani do të zhbllokohej, forca sulmuese e Interit do të ishte edhe më shkatërruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat