Ancelotti: E njohim mirë kundërshtarin

Futboll

Ancelotti: E njohim mirë kundërshtarin

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 13:40
Ancelotti: E njohim mirë kundërshtarin

Trajneri i Realit të Madrid it, Carlo Ancelotti, është shfaqur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Shahtjorit. Tekniku italian e ka vlerësuar shumë përballjen ndaj ukrainasve. 

Ancelotti ka deklaruar se një fitore do ta afronte Realin me kualifikim, ndërsa çdo rezultat tjetër do ta ndërlikonte situatën dhe do t’i detyronte “Los Blancos” të fitonin më pas dy përballjet e mbetura.

“E njohim mirë kundërshtarin dhe një fitore do të thoshte shumë në këtë moment.

Nëse humbasim do të jemi të detyruar të fitojmë dy takimet e fundit në grup, ndërsa një fitore do të na afronte me objektivat. Jam i qetë, sepse zakonisht Reali nuk i gabon këto ndeshje kaq të rëndësishme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat