Trajneri i Napolit karikon ambientin në prag të ndeshjes

Futboll

Trajneri i Napolit karikon ambientin në prag të ndeshjes

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 11:50
Trajneri i Napolit karikon ambientin në prag të ndeshjes

“Vendi i parë? Tani të gjithë presin që të jemi në këto nivele, të parët. Ndihemi mirë në krye të renditjes dhe duam të qëndrojmë atje, por është e qartë se nuk mund të garantojmë gjithmonë rezultatet pozitive. Ajo që mund të garantojmë është performanca e duhur e lojës. Para së gjithash, këtë kërkojmë nga vetja. Sigurisht, duam të kemi vazhdimësi”.

Këto janë fjalët e Luciano Spalletti. Trajneri i Napolit karikon ambientin në prag të ndeshjes së të dielës kundër Veronës: “Ekipi ka ende hapësirë ​​për përmirësim, besoj se mund të bëjmë më shumë. Madhëria e tij do të mungojë të dielën (Koulibaly), por kam një ekip prej profesionistësh të aftë, që do ta kompensojë mungesën e tij”.

Spalletti më pas lavdëroi Victor Osimhen, sulmuesin e Napolit, që po përjeton një moment të shkëlqyer:

Ai më kujton Weah. Ndoshta është më pak teknik, por po aq i fortë sa i përket cilësisë. Ai gjithashtu më kujton Van Basten, por është më teknik. Osimhen është i ri dhe mund t’i arrijë ato nivele”.

Për titullin, megjithatë, Spalletti predikon qetësinë: “Ne kemi një fanellë të rëndësishme në Serie A.

Synimi është të ndihemi gjithmonë mirë me veten dhe të përpiqemi t’i fitojmë ndeshjet. Pastaj, nëse ka ekipe më të forta, do ta shohim. Do të provojmë ndeshje pas ndeshjeje deri në fund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat