Solskjaer varet nga Ronaldo, Guardiola kërkon shkëputjen

Futboll

Solskjaer varet nga Ronaldo, Guardiola kërkon shkëputjen

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 12:47
Solskjaer varet nga Ronaldo, Guardiola kërkon shkëputjen

Bota e futbollit do të jetë me sytë nga derbi i Manchesterit, i cili do të luhet sot në ora 13:30.

Old Trafford i tejmbushur nga tifozët do të kthehet edhe në vëmendjen më të madhe pasi Cristiano Ronaldo do të luajë derbin e parë dhe do të shikohet nëse ai do të fitojë atë përballë yjeve të ekipit të Guardiolës. City kampionit në fuqi.

 ‘Djajtë e kuq” që kanë rigjetur qetësinë pas fitores 0-3 në Londër ndaj Tottenhamit. Për Ronaldon me shokë, kjo do të jetë përballja e parë me tifozët në “Old Trafford”, që prej asaj humbjeje të turpshme 0-5 ndaj Liverpoolit pasditen e 24 tetorit dhe njëkohësisht mjaft e rëndësishme për pretendimet e “djajve të kuq”. 

Ronaldo ka një rekord personal kundër Pep Guardiolës. Në 16 ndeshje të luajtura ndaj ekipeve të Guardiolës, Ronaldo  ka fituar 4 herë, barazuar 4 herë dhe humbur 8. Por gjithashtu ka shënuar 7 gola ndaj tij.

Aktualisht të besuarit e Solskjaer janë 8 pikë larg Chelsea-t kryesues dhe një humbje në derbi mund at thellonte edhe më shumë këtë distancë, duke nxjerrë përfundimisht nga gara për titull ‘djajtë e kuq” të Manchesterit, të cilët do të kenë presionin mbi vete nesër.

Në një situatë më të qetë është City i Guardiolës, që gjithsesi ka mbetur 5 pikë larg Chelsea-t dhe sigurisht që nuk do të donte një tjetër humbje, aq më tepër në derbi, ku disfata kushton edhe në aspektin psikologjik.

Derbi i parë i Manchesterit, sipas SuperSport është zhvilluar më 1881-shin e largët dhe që atëherë dy skuadrat janë përballur 185 herë në total në histori, me “djajtë e kuq” që numërojnë 77 suksese, kundrejt 55 fitoreve të “citizens” dhe 57 barazimeve.

Edhe sa u përket titujve, të dyja bashkë numërojnë plot 94 trofe në kompeticione të ndryshme, ku sigurisht që peshën më të madhe e kanë “djajtë e kuq” me 66 tituj të fituar, kundrejt 28 të Manchester City-t, me këta të fundit që kanë nisur një epokë të artë vetëm në dekadën e fundit, duKe investuar fuqishëm dhe fituar trofe të ndryshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat