Arsenalit i mjafton Smith Rowe ndaj Watfordit

Futboll

Arsenalit i mjafton Smith Rowe ndaj Watfordit

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 17:07
Arsenalit i mjafton Smith Rowe ndaj Watfordit

Vazhdon ngjitja e Arsenal-it në Premier League.

Topçinjtë kanë marrë fitoren e tretë radhazi në kampionatin anglez dhe tani janë shumë afër zonës së Champions League.

Skuadra ka mundur 1-0 Ëatford-in në shtëpi falë një goli të Smith Rowe në minutën e 56-të. Fitorja e skuadrës së Arteta-s mund të kishte qenë më e thellë nëse Aubameyang do të kishte shënuar nga pika e bardhë në minutën e 36-të.

Watford e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit tëd ytë të verdhë të marrë nga Kucka.

Ngec Tottenham-i i Conte-s.

Spurs nuk kanë shkuar më larg se një barazim pa gola në fushën e Everton. Vendasit kanë fituar një penallti në minutën e 63-të, por vendimi i arbitrit është anuluar pas ndërhyrjes së VAR.

Holgate është ndëshkuar me karton të kuq në fundin e ndeshjes.

Është mbyllur barazim edhe sfida mes Leeds dhe Leicester. Raphinha ka kaluar në avantazh skuadrën e Bielsa-s me një goditje dënimi të bukur. Barnes ka barazuar për miqtë me një realizim të mrekullueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat