Tifozët e Romës mbrojnë Mourinhon

Futboll

Tifozët e Romës mbrojnë Mourinhon

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 14:44
Tifozët e Romës mbrojnë Mourinhon

Tifozët e Romës janë në anën e José Mourinhos.

Shumica e tyre nuk e kritikojnë punën e trajnerit portugez, por u rreshtuan në krah të tij dhe klubit për të vazhduar procesin e rritjes së ekipit. Ata besojnë te projekti që lindi me ardhjen e “Special One”, më pak se pesë muaj më parë.

Rezultatet e luhatshme nuk janë problem, lojtarët e Romës janë të bashkuar, në mbështetje të stafit teknik të skuadrës, të bindur se me më pak gabime arbitrale kundër tyre dhe disa përforcime në merkato, kënaqësia nuk do të mungojë.

Për të kompaktësuar ambientin verdhekuq, fansat krijuan edhe një hashtag në Twitter, që u bë trend brenda pak orësh: #ConMourinhoPerLaRoma. Hashtag-u po popullohet dhe është ndër tendencat në Itali, shenjë e madhe e lidhjes që është krijuar mes tre komponentëve kryesorë te Roma: presidencë-trajner-tifozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat