Hou: Nuk kam iluzione

Futboll

Hou: Nuk kam iluzione

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 11:11
Hou: Nuk kam iluzione

Në konferencën e parë për mediat , trajneri Ii ri i Njukasëllit, Edi Hou foli për qëllimet e pronarit dhe vizionin që ka klubi anglez në të ardhmen.

“Më bëri shumë përshtypje vizioni ambicioz i pronarëve.

Megjithatë, qëllimi i vetëm është shmangia e rënies nga kategoria dhe jam absolutisht i bindur. Ne patëm disa biseda të shkëlqyera, ata më goditën por e gjitha është një çështje afatshkurtër. Renditja është ajo që duhet të shikojmë.

Qëllimi është të qëndrojmë në Premier League dhe unë do të punoj për të, gjithçka tjetër mund të presë.

Nuk bëj premtime; detyra para nesh është e vështirë, është një sfidë shumë, shumë e vështirë. Nuk kam iluzione. Kemi një kalendar shumë të vështirë përpara: nuk kam një shkop magjik, do të duhet shumë punë “ tha mes tjerash Edi Hou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat