​Gerrard flet fjalët e para si trajner i Aston Villës

Futboll

​Gerrard flet fjalët e para si trajner i Aston Villës

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 11:36
Steven Gerrard

Steven Gerrard është emëruar zyrtarisht si trajner i skuadrës angleze Aston Villa. Lajmin e ka konfirmuar të enjten klubi anglez me një deklaratë të lëshuar në faqen zyrtare.

Në prezantimin e tij, Gerarrd tha se ndihet krenar që do ta drejtojë Aston Villan duke shtuar se projekti që i është prezantuar nga drejtuesit është shumë ambicios për skuadrën.

Aston Villa është një klub me një histori dhe traditë të pasur në futbollin anglez dhe unë jam jashtëzakonisht krenar që do të bëhem trajneri i ri i saj. Në bisedat e mia me Nassef, Ëes dhe pjesën tjetër të bordit, ishte e qartë se sa ambicioze janë planet e tyre për klubin dhe mezi pres t'i ndihmoj ata të arrijnë qëllimet e tyre.”, tha fillimisht Gerrard.

Ish-mesfushori i Liverpoolit ka falënderuar tifozët dhe skuadrën e Glasgow Rangers me të cilën e fitoi titullin e Premierligës në Skoci ma asnjë disfatë.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë ata që janë të lidhur me Glasgow Rangers që më dhanë mundësinë të drejtoj një klub futbolli të tillë. Ndihma e tyre për të siguruar titullin e 55-të të ligës do të mbajë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Unë do të doja t'u uroj lojtarëve, stafit dhe mbështetësve më të mirën për të ardhmen.", tha në fund ish-mesfushori i Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat