Partizanit i mjafton një pjesë

Futboll

Partizanit i mjafton një pjesë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 17:13
Partizanit i mjafton një pjesë

Partizani ka përfituar ditën e sotme për të zhvilluar një miqësore ndaj Turbinës, ekip që renditet në vend të fundit të Kategorisë së Parë.

“Demat” e Ilir Dajës fituan 4-0. Ekipi kryeqytetas shënoi katër golat e suksesit në pjesën e parë.

Esat Mala zhbllokoi takimin në minutën e pestë falë një penalltie, teksa në minutën e 19-të erdhi goli i Andrija Filipoviç.

Partizani nuk u ndal dhe realizoi edhe dy gola të tjerë në fraksionin e parë të takimit.

Dean Liço dërgoi rezultatin në 3-0 pas gjysmë ore lojë, teksa Mala gjeti golin e dytë personal dhe kompletoi “pokerin” e Partizanit në minutën e 45-të.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, trajnerët përfituan të kryejnë disa zëvendësime dhe djemtë e Dajës menaxhuan avantazhin e katërfishtë.

Partizani siguroi fitoren e parë në Abissnet Superiore fundjavën e kaluar, duke thyer 0-2 Kastriotin në Kamzë, teksa në përballjen e radhës do të luajë në kryeqytet kundër bardhezinjve të Laçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat