​Shqipëri-Andorrë, kuqezinjtë kërkojnë ta mbyllin me fitore

Futboll

​Shqipëri-Andorrë, kuqezinjtë kërkojnë ta mbyllin me fitore

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Tashmë kur i ka humbur të gjitha shanset për kualifikim tutje në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, Kombëtarja e Shqipërisë kërkon që ta mbylle me fitore këtë cikël kualifikues dhe do të përballët sonte me Andorrën.

Ndeshja fillon nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe vendi i tretë është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë ka thënë para ndeshjes trajneri Edi Reja andaj ka kërkuar maksimumin nga lojtarët e tij.

Pozitën e tretë Shqipërisë ia rrezikon Hungaria që ka vetëm një pikë më pak, pra 14 në vendin e katërt dhe sonte përballet me Poloninë në po të njëjtën orë.

Këto janë formacionet e mundshme:

Shqipwria: Strakosha; Hysaj, Dermaku, Mihaj, Veseli, Lenjani; Uzuni, Laci, Ramadani, Bajrami; Balaj

Andorra: Alvarez; San Nicolas, Llovera, Alavedra, Cervos; A. Martinez, X. Vieira, Clemente, M. Vieira; Pujol, Rosas

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat