Nga Brazili hedhin dyshime për yllin e PSG-s

Futboll

Nga Brazili hedhin dyshime për yllin e PSG-s

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 15:09
Nga Brazili hedhin dyshime për yllin e PSG

Neymar e kishte të pamundur të ishte në fushë mbrëmjen e djeshme në sfidën ndaj Argjentinës, pasi kishte marrë një goditje në takimin e kaluar kundër Kolumbisë. Të paktën ky ishte njoftimi zyrtar nga ana e kombëtares Selecao, pasi mediat braziliane kanë një tjetër version mbi mungesën e numrit 10.

Sipas tyre, ylli i PSG nuk ka pasur asnjë dëmtim dhe një natë para ndeshjes me Argjentinën ka qenë në një club duke u argëtuar dhe nuk ngjasonte aspak si një lojtar që sapo kishte pësuar një dëmtim.

Ndaj, dyshimet kanë qenë të shumta pasi edhe takimi kundër Argjentinës për Brazilin nuk kishte ndonjë peshë të madhe për kualifikueset pasi pesë herë Kampionët e Botës e kishin siguruar më parë biletën për në Kupën e Botës.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë kur Neymar vihet në qendër të akuzave nga ana e medias pasi sulmuesi njihet edhe për dëshirën e tij mbi jetën e natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat