Deklaratat skandaloze të komentatorit të Kosovës, ish-sulmuesi i Kombëtares: Tallja me shqiptarët nuk ishte rrufe...

Futboll

Deklaratat skandaloze të komentatorit të Kosovës, ish-sulmuesi i Kombëtares: Tallja me shqiptarët nuk ishte rrufe...

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 21:03
Deklaratat skandaloze të komentatorit të Kosovës, ish-sulmuesi i Kombëtares: Tallja me shqiptarët nuk ishte rrufe...

Deklaratat e komentatorit sportiv, Andin Lokaj, ku tallej me Shqipërinë pas fitores së Shpresave të Kosovës ndaj atyre kuqezi, janë përhapur me shpejtësi në rrjete sociale dhe kanë qenë temë diskutimi mes tifozësh e jo vetëm.

Mes atyre që kanë reaguar pas fjalëve të Lokajt, ka qenë edhe ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, Roland Luçi, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ka treguar se një sjellje e tillë kishte kohë që përgatitej dhe nuk ishte rastësore.

Komentatori mbas fitores së ekipit të tij: “Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribina. Harrova qe edhe peshqit me TURBI i patën kqyr”.

Tallja me shqiptarët nuk ishte rrufe në ditë me diell. Sot flitet gjithnjë e më hapur për kombin kosovar, alfabetin dhe gjuhën kosovare, si shihet dhe në formulimin kosovarisht të mësipërm.

Tashmë është bërë modë, në Tv kosovare gjatë komenteve e transmetimeve nuk thuhet kurrë “ne, ose ekipi ynë”, por “shqiptarët, ekipi shqiptar”, shkruan "Panorama Sport".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat