​Trajneri i ri i Prishtinës debuton nesër, ky është rivali i tij i parë

Futboll

​Trajneri i ri i Prishtinës debuton nesër, ky është rivali i tij i parë

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 09:42
Zekirija Ramadani

Kampioni aktual i Kosovës në futboll Prishtina dje mori dy vendim shumë të rëndësishme brenda pak orësh.

Së pari ata shkarkuan trajnerin e deritanishëm Zekirija Ramadanin dhe vetëm pak orë më vonë emëruan trajnerin e ri Abdulah Ibrakoviç, trajner nga Bosnja e Hercegovina.

Në fjalimin e tij të parë, Ibrakovic premtoi se do ta synojë titullin e kampionit me skuadrën bardhekaltër dhe këtë rrugë duhet ta fillojë që nga dita e nesërme.

Prishtina të premten do të ballafaqohet me Dukagjinin në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës.

Prishtina ka vetëm tri pikë më shumë se Dukagjini momentalisht. Skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e gjashtë me 17 pikë, kurse ajo nga Klina është e teta me 14 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat