Reali nuk e do Pogban

Futboll

Reali nuk e do Pogban

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 11:37
Reali nuk e do Pogban

Skuadra e Real Madridit ka mohuar mundësinë e transferimit të mesfushorit së Man. Junajtedit, Poll Pogba, shkak i lidhjeve jo të mira me agjentin Mino Raiola.

Real Madrid thuhet se ishte në garë, me agjentin Raiola që disa herë deklaroi se për Pogba ndoshta do ishte më i mirë largimi.

Sidoqoftë, e përditshmja spanjolle “AS”, raporton se Reali nuk ka interesim për shërbimet e francezit dhe arsyeja kryesore është lidhjet e dobëta të presidentit Florentino Perez me agjentin Riaola.

Juventus dhe PSZH janë dy skuadrat e tjera që e duan mesfushorin, por ekziston edhe mundësia që të rinovojë kontratën me 20 herë kampionin e Anglisë.

Pogba ka regjistruar shtatë asistime në 13 ndeshje këtë sezon, derisa është duke u shëruar nga lëndimi që pësoi derisa përfaqësonte Francën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat